Vazhdon vera në Shqipëri me mot të kthjellët

Prishtinë | 17 Sht 2018 | 10:08 | Nga

Moti për sot në Shqipëri parashikohet i kthjellët me vranësira fare të pakta kalimtare në orët e drekës mbi relievet e larta malore.

Era do të fryjë me drejtim nga Veri-Veriperëndimi 1-8 m/sek, ndërsa në bregdetin Jugor deri në 13 m/sek relativisht e vrullshme gjatë pasdites. Deti i forcës 3-4 me lartësi vale 1.8-2.5 metër.

Temperaturat parashikohen:

Qytetet Temperaturat në °C

Shkodër 19/33 diell

Kukës 15/30 diell

Lezhë 18/33 diell

Dibër 12/28 diell

Durrës 19/33 diell

Tiranë 19/33 diell

Elbasan 18/33 diell

Berat 14/33 diell

Vlorë 19/32 diell

Korçë 13/28 diell

Gjirokastër 13/33 diell

Sarandë 18/31 diell

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme