Një fëmijë 2 vjeçar, i gjinisë mashkull ka humbur jetën në një aksident komunikacioni që ka ndodhur gjatë mbrëmjes së 24 nëntorit, në fshatin Polac komuna e Skenderajt.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonalet të Mitrovicës, në aksidentin e ndodhur afër orës 19:00, lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona të cilët pas ndihmës së parë të marrë në QKMF Skenderaj, janë dërguar për në QKU.
“Ndërsa në orën 22:00 të datës 24 nëntor 2016, nga QKU- Prishtinë, jemi njoftuar se një nga të aksidentuarit fëmija i gjinisë (m) i moshës dy vjeçar, kishte ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.
Ndaj të dyshuarit shkaktarit të aksidentit B. K. 32 vjeçar është caktuar masa e ndalimit policor.