Vdes foshnja, arrestohen tre mjekë në Prizren

Prishtinë | 28 Qer 2023 | 08:57 | Nga Ekonomia Online

Një person është ankuar në polici se pas lindjes së gruas së tij në Spitalin e Prizrenit, pas disa minutash foshnja ka vdekur.

Janë arrestuar tre mjekë. Denoncuesi, siç njoftoi Policia, dyshon se deri te vdekja ka ardhur si pasojë e mostrajtimit të duhur nga stafi mjekësor.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë (mjekë) dhe janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Të ngjashme