Vdes këmbësori i goditur ditë më parë në Prishtinë

Prishtinë | 17 Nën 2018 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Ka ndërruar jetë personi i aksidentuar ditë më parë në Prishtinë.

Policia e Kosovës raporton se aksidenti ka ndodhur pasi një automjet me targa vendore ka goditur një këmbësor në lëvizje.

Viktima ka marrë tretman mjekësor në QKUK i cili më pas është liruar në shtëpi, por më datë 14.11.2018, viktimës i është keqësuar gjendja shëndetësore me ç’rast kë kërkuar sërish ndihmë mjekësore.

Dje, viktima (këmbësori, mashkull) ka ndërruar jetë.

Me vendimin e Prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML, ndërsa të dyshuarit pas marrjes të deklaratës shtesë lirohet. Rasti mbetet nën hetime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme