Një vajzë ka vdekur pasi është goditur nga një veturë, sonte në mbrëmje, në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.
Aksidenti ka ndodhur në orën 18:45, ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florije Ahmeti.
Vdekjen e këmbësorit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Sipas dëshmitarëve, viktima është një femër 20-vjeçare.