Nancy Sinatra Sr. ka vdekur në moshën 101 vjeçare.
Gruaja e parë e Frank Sinatra vdiq të premten, transmeton Klan Kosova.
“Nëna ime vdiq në mënyrë paqësore sonte në moshën 101 vjeçare. Ajo ishte një bekim dhe drita e jetës time. Faleminderit për gjithçka’”, shkroi vajza e saj në Twitter.
Shkaku i vdekjes së saj nuk u dha.
Nancy ishte e martuar me Frank nga viti 1939 deri më 1951 dhe është nënë e tre fëmijëve të tij. Ajo kishte edhe pesë nipër e mbesa.