Vdes një 24 vjeçar shqiptar në një aksident në Itali

Prishtinë | 28 Nën 2021 | 17:37 | Nga Ekonomia Online

Një 24 vjeçar shqiptar ka vdekur si pasojë e një aksidenti në Itali.

I riu Florenc Kasa, natën e djeshme ka humbur kontrollin e makinës së tij të tipit “BMW” doli nga rruga një kryqëzim në Ancona duke u përplasur me mbrojtëset anësore.

Sipas raportimeve të mediave në Shqipëri makina u përmbys si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe përplasjes së fortë.

24 vjeçari ndërroi jetë në vend, pasi goditjet ishin fatale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme