Vdes një 27 vjeçar si pasojë e Covid-19 në Shqipëri

Prishtinë | 24 Kor 2020 | 11:35 | Nga Ekonomia Online

Në Shqipëri, një 27 vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19

Këtë e bëri të ditur me anë të një njoftimi Ministria e Shëndetësisë atje, duke shtuar se i ndjeri ishte asimptomatik.

“Ministria e Shëndetësisë sqaron se, referuar shërbimit infektiv, një i ri 27-vjeçar nga Kavaja, ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit vaskular cerebral. 27-vjeçari vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut dhe ishte asimptomatik për COVID-19. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes.”

Po ashtu, pak më herët ditën e sotme një 43-vjeçare ndërroi jetën nga koronavirusi atje.

Me këto dy viktima të reja, numri total i vdekjeve ka shkuar në 125, shkruan Oranwes.

Të ngjashme