Vdes një 32-vjeçare në Prishtinë, shkak mbidoza

Prishtinë | 19 Nën 2017 | 16:05 | Nga

Në lagjen “Dardania” në Prishtinë është gjetur e vdekur një vajzë 32-vjeçare.

Rastin e ka konfirmuar për zyra për informim nga Policia e Kosovës, rajoni i Prishtinës, të cilët e kanë cilësuar të njëjtën si vdekje e dyshimtë, shkruan Indeksonline.

“Është gjetur një vajzë e vdekur në lagjen “Dardania” në Prishitnë dhe është cilësuar si vdekje e dyshimtë”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

Mediet kanë raportuar se viktima është me inicialet B. L. dhe se dyshohet se ka vdekur nga mbidoza e përdorimit të narkotikëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme