Vdes një person në Kamenicë, u vetëaksidentua me veturë

Kamenicë | 13 Shk 2018 | 09:44 | Nga

Një person ka humbur jetën mbrëmë në fshatin Topanicë të Kamenicës, pasi është vetëaksidentuar me automjetin e tij, transmeton Ekonomia Online.

“Viktima mashkull K/Shqiptar duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin duke përfunduar në një shtëpizë dhe si pasojë i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme