Vdes një person në QKUK, pasi iu përkeqësua gjendja duke punuar

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 11:13 | Nga Ekonomia Online

Një person ka vdekur dje në Prishtinë pasi derisa kishte qenë duke punuar, kishte pasur probleme shëndetësore dhe me ndihmë të shpejtë nga vendi i ngjarjes është dërguar në QKUK.

Policia njofton se pas kontrollit mjekësor nga mjeku është konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar lëndën e  rastit, ndërsa me urdhrin e tij trupi i pajetë i viktimës është iniciuar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë  duke punuar kishte pasur probleme shëndetësore i cili me ndihmë të shpejtë nga vendi i ngjarjes është dërguar në QKUK. Pas kontrollit mjekësor nga mjeku është konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar lëndën e  rastit, ndërsa me urdhërin e tij trupi i pajetë i viktimës është iniciuar në IML për obduksion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme