Vdes shtatzëna që u lëndua në aksidentin me 4 të vdekur javën e kaluar në Shtime

Prishtinë | 28 Shk 2023 | 17:15 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur edhe gruaja shtatzënë e cila kishte marrë lëndime serioze si pasojë e aksidentit që ndodhi më 22 shkurt në rrugën Ferizaj – Shtime.

Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga shefi i Intensives Shaqir Uka.

“Po, është e vërtetë. Pacientes që ju i referoheni ka vdekur sot rreth orës 13:00. Ajo nuk ka arritur t’ju bëjë ballë plagëve të marra nga aksidenti në rrugën Ferizaj – Shtime”, tha Uka.

Si pasojë e këtij aksidenti vdiqën edhe katër persona të tjerë.

Ndërkaq i lënduar ka mbetur edhe një burrë.

Të ngjashme