Veç tre lojtarë marrin më shumë para se Xherdan Shaqiri në MLS

Prishtinë | 17 Maj 2024 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Ylli shqiptar fiton 7.4 milionë euro në sezon te skuadra e Chicago dhe vetëm tre futbollistë tjerë kanë pagën më të lartë.

Futbollisti më i paguar në MLS është Lionel Messi i Inter Miamit me 18.6 milionë euro në sezon.

Pas ylli argjentinas vijnë lojtarët tjerë si, Lorenzo Insigne i Torontos me 14 milionë euro dhe Sergio Busquets me 8 milionë euro.

Top-8 në MLS e mbyllin lojtarët si, Driussi me 6.2 milionë euro, Bernardeschi me 5.7 milionë euro, Emil Forsberg me 5.5 milionë euro dhe Hector Herrera me 4.8 milionë euro.

Të ngjashme