Në kuadër të projekteve që kanë të bëjnë me rregullim të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Rahovecit, kanë filluar punimet në projektet: ndërtimi i urës në fshatin Nushpallë dhe rregullimi i rrugës në fshatin Pataqan i Epërm lagjja “Bellaqa”.
Fillimin e punimeve nga afër i kanë parë edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi i shoqëruar nga Muhamet Behra, drejtori Drejtorisë për Shërbime Publike.
Kryetari Vehapi për fillimin e këtyre dy projekteve tha se të dy projektet, janë duke u realizuar në kuadër të projekteve të cilat janë paraparë të realizohen gjatë vitit 2016 dhe që kanë për qëllim përmirësimin e lëvizjes së banorëve, të cilët kalojnë si në urën e fshatit Nushpallë, po ashtu edhe në rrugën e fshatit Pataqan i Epërm në lagjen “Bellaqa”.
Banorët e fshatrave në të cilët janë duke u realizuar punimet, falënderuan kryetarin Vehapi dhe drejtorin Behra për vizitën dhe fillimin e investimeve në ndërtimin e urës dhe rregullimin e rrugës në fshatin Pataqan i Epërm në lagjen “Bellaqa”.
Ata thanë po ashtu se me rregullimin e urës dhe rrugës në këto dy fshatra u është lehtësuar dhe u është shkurtuar koha për të arritur deri në qytetin e Rahovecit.
Drejtori Behra tha se ura, e cila ka filluar të rregullohet në fshatin Nushpallë është e gjatë 7 metra e gjerë 6 metra dhe e lartë 2 metra, kurse rruga e fshatit Potoqan i Epërm, në lagjen “Bellaqa” është e gjatë 1 781 metra dhe vlera e projektit është 139 578 euro.