Vëllezërit rrahin hajnin e derivateve

Vushtrri | 08 Jan 2019 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë, dy vëllezër kanë njoftuar Policinë se në oborrin e shtëpisë së tyre kanë hasur në tre të dyshuar duke ua vjedhur derivatet nga kamionët e tyre.

“Njëri nga të dyshuarit mashkull K/Shqiptar, është ndalur në vendin e ngjarjes nga ankuesit, ku më pas ka pranuar tretman mjekësor pasi që ishte lënduar në ballafaqim me ankuesit. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore të cilat në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dyshohet e armës–revole me gaz”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari i parë dërgohet në qendrën e mbajtjes, kurse dy të dyshuarit e tjerë gjinden në arrati.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme