Ekonomia Online
FUNDIT

Vëllezërit shqiptarë vrasin me sëpatë një 53 vjeçar në Greqi

Vëllezërit shqiptarë vrasin me sëpatë një 53 vjeçar në Greqi

Dy vëllezër shqiptarë të moshës 27 dhe 47 vjeç, kanë vrarë më sëpatë një 53-vjeçar në zonën e Kasandrës në Greqi. Sipas mediave greke dy shqiptarët janë konfliktuar me 53-vjeçarin dhe dy fëmijët e tij, djalin 24-vjeç dhe vajzën 18 vjeçare, të enjte e kaluar më datë 20 tetor rreth orës 22:00. Gjatë konfliktit jashtë […]

Dy vëllezër shqiptarë të moshës 27 dhe 47 vjeç, kanë vrarë më sëpatë një 53-vjeçar në zonën e Kasandrës në Greqi.

Sipas mediave greke dy shqiptarët janë konfliktuar me 53-vjeçarin dhe dy fëmijët e tij, djalin 24-vjeç dhe vajzën 18 vjeçare, të enjte e kaluar më datë 20 tetor rreth orës 22:00.

Gjatë konfliktit jashtë shtëpisë së 53-vjeçarit, në një moment 27-vjeçari shqiptar ka goditur me thikë 24-vjeçarin dhe ka shtyrë të renë me të cilën dyshohet se kanë pasur lidhje personale, ndërsa vëllai i tij ka goditur me sëpatë në gjoks 53-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen.

Dy të rinjtë shqiptar u arrestuan mesditën e së nesërmes nga oficerët e policisë së Departamentit të Sigurisë Poligyros dhe u dërguan në Prokurorinë e Polygyros. Pas rrëfimit të tyre janë cilësuar të burgosur të përkohshëm dhe janë transferuar në burgjet e Nigritës.

Të ngjashme