Vendimi i sotëm nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND) shënon moment të rëndësishëm për drejtësinë dhe paqen ndërkombëtare. Askush nuk është mbi ligjet dhe drejtësinë ndërkombëtare dhe secili shtet ka përgjegjësi për veprimet e veta. Pandëshkueshmëria nuk është në tavolinë për askë. Vendimi i GJND-së, i mbështetur nga shumica (15:2 dhe 16:1) thekson se Izraeli […]
Vendimi i GjND-së, moment i rëndësishëm për drejtësinë dhe paqen ndërkombëtare

Vendimi i sotëm nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND) shënon moment të rëndësishëm për drejtësinë dhe paqen ndërkombëtare.
Askush nuk është mbi ligjet dhe drejtësinë ndërkombëtare dhe secili shtet ka përgjegjësi për veprimet e veta.
Pandëshkueshmëria nuk është në tavolinë për askë.
Vendimi i GJND-së, i mbështetur nga shumica (15:2 dhe 16:1) thekson se Izraeli duhet ta ndalojë me aktet gjenocidale ndaj palestinezëve, të garantojë qasjen në ndihma humanitare dhe të japë një përgjigje përpara gjykatës brenda një muaji.
Palestinezët janë grup i mbrojtur në kuadër të Konventës për Gjenocid.
Ashtu siç vendimi i kësaj Gjykate në rastin e Kosovës në vitin 2010 pati implikimet e veta si për Kosovën ashtu edhe Serbinë, edhe vendimi i sotëm do të ketë implikimet e veta pasuese për Palestinën dhe Izraelin.
Paqja, dialogu dhe drejtësia nuk kanë alternativë.

















