Vendimi për uljen e pagave të gjyqtarëve e prokurorëve – kundër-kushtetues, por gjykimet s’bën të ndalen

Prishtinë | 23 Nën 2022 | 21:03 | Nga Arianit Koci

1.
Vendimi i Qeverisë për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve është në kundërshtim me Kushtetutën.

2.
Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial kanë marrë vendim që puna e gjykatave dhe prokurorive, të reduktohet dhe të vazhdojë vetëm për shërbime esenciale.

3.
Ndërhyrjen e Qeverisë në Gjykata dhe Prokurori, po e paguan qytetari i Kosovës.

Gjykatat dhe Prokuroritë, sipas Kushtetutës, kanë obligim me i ofruar qytetarëve shërbimet që parashihen me ligje pozitive.

Prandaj, nuk mundet Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial, pakënaqësitë e veta, t’ia faturojë qytetarit.

Gjykimet nuk guxojnë të ndalen.

4.
Në një situatë hipotetike, çka do të ndodhte nëse qytetarët të pakënaqur edhe me Qeverinë edhe me Gjykatat dhe Prokuroritë, të shprehin mosbindje?

Thjesht, të fillojnë t’i bojkotojnë ftesat për gjykime?

5.
Sipas IKD-së (Instituti i Kosovës për Drejtësi), në tri vitet e fundit, perfomanca në gjyqësor ka rënë së paku 50%, përkundër pagave të larta dhe rritjes së vazhdueshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Me fjalë të tjera, rritja e pagave nuk e ka rritur efikasitetin.

6.
Vendimi i Qeverisë duhet të anulohet.

Menjëherë!

Në anën tjetër, vetingu duhet të fillojë sa më shpejt!

Të ngjashme