“Vera Andrron Detin” fiton çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tokio

Prishtinë | 08 Nën 2021 | 17:29 | Nga Ekonomia Online

Filmi kosovar “Vera Andrron Detin”, me regji të Kaltrina Krasniqit e skenar të Doruntina Bashës, ka arritur një tjetër sukses të jashtëzakonshëm.

Ky film bëhet e ditur se ka fituar çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tokio të hënën mbrëma.

Njoftimi është bërë nga faqja zyrtare e filmit në një postim të shpërndarë në Facebook.

I njëjti fitoi gjithashtu dy çmime në Bienalen e Venedikut me vlerësimin e asociacionit të regjisorëve dhe profesionistëve në këtë eveniment.

Po ashtu, ka qenë i pari nga Kosova që shfaqi premierë në Festivalin e Venedikut me çmimet: ‘Inclusion Edipo Re’ dhe ‘Autoret gra nën 40 [vjet]’.

Regjisorja e këtij filmi në një intervistë të dhënë më parë për Telegrafin theksoi se ka të bëjë me një grua në mëzo moshë e cila punon si interprete e gjuhës së shenjave.

“Vera Andrron Detin” theksojmë që është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe natyrisht Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Të ngjashme