Vërshimet në Piranë të Prizrenit dëmtojnë të mbjellat dhe serrat (VIDEO)

Prishtinë | 21 Maj 2020 | 18:39 | Nga Ekonomia Online

Një shi i rrëmbyeshëm që ka rënë dje në fshatrat e Prizrenit dhe Rahovecit, ka dëmtuar shumë kulturat bujqësore, raporton Ekonomia Online.

Një qytetar i fshatit Piranë e Prizrenit në adresë të Ekonomia Online, ka dërguar pamje nga fshati i tij, ku shihen dëmet që janë shkaktuar në tokat bujqësore.

Po ashtu, janë vërshuar edhe arat e fshatit, duke shkaktuar dëme në të mbjella dhe serra.

Banori ka thënë se kjo situatë i përcjellë bujqit e kësaj ane sa herë që ka reshje të mëdha të shiut.

Këto janë pamjet nga fshati Piranë:

Të ngjashme