Vërshimet në Shqipëri, Rama: Shteti shqiptar në gatishmëri për t’i shërbyer popullit

Prishtinë | 23 Nën 2022 | 08:32 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për situatën pas përmbytjeve dhe vërshimeve të mëdha si pasojë e reshjeve të shiut.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se të gjitha institucionet shtetërore janë duke punuar për menaxhimin e kësaj situate.

“Mirëmëngjesi dhe me krenari e mirënjohje për të gjithë trupat e Ushtrisë, Emergjencave Civile, Policisë, punonjësit e OSHEE-së, Shëndetësisë, Bujqësisë, Bashkive, në zonat e prekura nga reshjet e larta, të cilët po tregojnë ditë e natë se sa përpara ka bërë shteti shqiptar në gatishmërinë për t’i shërbyer popullit, ju uroj të gjithëve ju një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

Të ngjashme