Versioni për fishekzjarre dhe naftë ilegale në autobus, deklarohet ministri Osmani

Prishtinë | 24 Nën 2021 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Në disa media në Maqedoninë e Veriut kanë qarkulluar informacione për shkaqet që kanë dërguar në eksplodimin në autobusin “Besa trans” të Shkupit që mori flakë në autostradën Struma – Bullgari, ku si pasojë vdiqën 45 persona dhe u lënduan 7 të tjerë gjatë kthimit nga Turqia.

Sipas raportimeve të mediave në shtetin fqinj, sipas informacioneve fillestare të policisë në Bullgari, deri tek eksplodimi ka ardhur pasi në autobus ka pasur karburante dhe rreth 35 mijë mjete piroteknike.

Për këtë cështje është pyetur sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Ai tha se nuk është koha që të spekulojnë lidhur me këto cështje.

“Mendoj se tani nuk është koha të spekulojmë, sepse sërish familjet janë të lënduara, janë në gjendje të rëndë emocionale. Çdo spekulim që nuk është i konfirmuar, vetëm do ta rëndojë në mënyrë shtesë gjendjen e tyre. Tash është koha që të lënduarit të shërohen, të përfundojë identifikimi dhe hetimi të vazhdojë”, tha Osmani para spitalit në Bullgari ku po mjekohen të lënduarit nga aksidenti, transmeton TV21.

Të ngjashme