Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një mbledhje me kryesinë e saj rreth zgjedhjeve që do të mbahen në Drenas.
Kreu i kësaj partie, Kadri Veseli, në një prononcim për medie, u shpreh se fitorja në Drenas do të jetë e pashmangshme, pasi që sipas tij, PDK ka shumë projekte në këtë komunë.
“PDK ka obligim të madh ndaj qytetarëve në Drenas dhe Naim Bazaj, ka qenë është dhe do të jetë shtyllë e PDK-së në Drenas për të punuar bashkë që të përmirësohet jeta e qytetarëve. Kemi shumë projekte në infrastrukture dhe projektet kapitale do të vazhdojnë edhe më fuqishëm në komunën e Drenasit, do të vazhdon edhe me projektin nacional që ka të bëjë me punësimin e të rinjve që do të ndërtohet qendra industriale në këtë komunë”, u shpreh Veseli, raporton Ekonomia Online.
I pyetur se a kanë biseduar rreth formatizimit të Qeverisë me ministra, Veseli u shpreh se në këtë mbldhje fokusi ka qenë vetëm tek organizimet e zgjedhjeve në Drenas. Duke folur për Naim Bazaj, që ditë më parë e tërhoqi kandidaturën për të parin e Drenasit u shpreh se e bëri pë hirë të procesit të “Drenica 1-2”
“Do të jem së bashku me Lladrovcin, së bashku me ata që u dënuan dhe dua që të jemi unik në fitoren dikun 80 për qind. Së bashku me Veselin kemi biseduar që të tërhiqem nga kandidatura ime dhe të jemi unik së bashku dhe jo të përçarë”, u shpreh Bazaj.
Naim Bazaj u tërhoq nga gara për të parin e Drenasit dje, ndërsa sot tërhoqi kandidaturën e tij edhe atëtari tjetër i PDK-së, Rrahim Elshani.