Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka vizituar Rugovën dhe Hasin.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se “Forca e Ndryshimit është anekënd Kosovës. Marshi i fitores vazhdon edhe në Velezhë dhe në Rugovë të Hasit. #PDK94”.
Agjenda e PDK-së për zgjedhje lokale sot fillon me Vushtrrinë duke vazhduar tutje me Dragashin.