Veseli interesohet për bujqit e Mamushës dhe Suharekës që u dëmtuan nga reshjet e shiut

Prishtinë | 21 Maj 2020 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Ndëresa sot kryeministri Albin Kurti vizitoi Mamushën dhe Suharekën, bujqit e të cilave u dëmtuan shumë nga reshjet e shiut dhe breshëri, këtë e bëri një ditë më parë kreu i PDK-së, Kadri Veseli.

Ky i fundit, njoftimin për vizitën në këto komuna e dha sot përmes një postimi në Facebook, ku thotë se u interesua për dëmet e shkaktuara nga breshëri, por edhe për gjendjen e banorëve gjatë pandemisë .

Postimi i Veselit në Facebook:

komuna këto që u dëmtuvizitova komunën e Mamushës, ku u takova me kryetarin e kësaj komune Abdylhadi Krasniqi por edhe me kryetarin e komunës fqinje të Suharekës, Bali Muharremaj.

U interesova për gjendjen e banorëve gjatë pandemisë por edhe për dëmet e shkaktuara prej breshërit.

Administratat e komunave kanë mbajtur një barrë të madhe të peshës në luftën kundër koronavirusit dhe kanë treguar përkushtim të jashtëzakonshëm.

21 maji është Dita Botërore e Diversitetit Kulturore, që ka rëndësi të madhe për Kosovën e cila ka arsye të krenohet me harmoninë dhe bashkëjetesën ndër-fetare e ndër-etnike.

Me këtë rast shpreh respekt të veçantë për komunitetin turk i cili jep një kontribut të çmuar në konsolidimin dhe zhvillimin e shtetit tonë dhe shërben si urë e fortë lidhëse me shtetin mik të Turqisë.

Të ngjashme