Veseli në Podujevë premton Fond Punësimi për studentët e diplomuar

Podujevë | 26 Sht 2017 | 18:16 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, tha sot gjatë një vizite elektorale në Podujevë, se kjo komunë e ka rastin e mirë që të bëhet pjesë e “Forcës së Ndryshimit”. Ky është slogani i Partisë Demokratike për zgjedhjet e 22 tetorit.

Krey i PDK-së ka vizituar disa biznese dhe ka takuar të rinj llapjanë, në disa nga kafeteritë e këtushme, së bashku me kandidatin për kryetar komune, Hajredin Hyseni.

Ai tha se të rinjtë e Podujevës kanë potenciale të mëdha dhe meritojnë trajtim më të mirë prej qeverisjes lokale.

“Atyre u premtova se në çdo komunë ku qeveris PDK-ja, përfshirë edhe Podujevën, do të krijohet një Fond i Punësimit për studentët e diplomuar që do angazhohen me punë praktike në institucione. Me këto fonde komunale të punësimit, ne do t’i stimulojmë të rinjtë për t’i jetësuar edhe idetë e tyre ndërmarrëse”, tha Veseli.

Ai ka premtuar se studentët me notë mesatare mbi 8.0 do të përfitojnë bursa, si dhe do të shikohen mundësitë e angazhimit të tyre në kryerjen e praktikës së punës, me pagesë.

Edhe Hajredin Hyseni mbështeti idenë e krijimit të një Fondi të Punësimit, që do të përkrahte idetë e mira të biznesit të të rinjve.

Veseli e kandidati i PDK-së për ta marrë qeverisjen e “bastionit të LDK-së” kanë vizituar dhe “Parkun e Paqes”. Këtu, ata premtuan më shumë hapësira sportive-rekreative.

Më pas, ata vizituan dhe fabrikën e tekstilit “SSprint”. Investitorët e kësaj fabrike, Veseli i quajti heronj të vërtetë. Ndërsa, Hyseni premtoi se do të ejtë përkrahës i kompanive vendëse, si bazë për zhvillimin ekonomik.

Të ngjashme