Sot në Federatën e Futbollit të Kosovës është tërhequr shorti për çerekfinalen e Kupës së Kosovës.
Ndeshja më interesante e kësaj faze do të zhvillohet në Drenas, ku Feronikeli do ta presë pret kandidaten e titullit e Kupës, Prishtinën. Për prishtinasit ky udhëtim pritet të jetë tepër i vështirë pasi “Nikli” i ka humbur shpresat për titull dhe Kupa ka mbetur rruga e vetme e tij për kualifikim në gara evropiane.
Pikërisht përmes Kupës Evropën e synojnë edhe Llapi e Trepça ’89, të cilat do të takohen në Mitrovicë.
Istogu do të luaj ndaj A&N, derisa dueli tjetër është ai mes Dukagjinit dhe Drenicës.
Këto ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen më 16 dhe 17 mars.
Faza çerekfinale e Kupës së Kosovës – Çiftet
Feronikeli – Prishtina
Trepca’89 – Llapi
Istogu – A&N
Dukagjini – Drenica