Ka ndërruar jetë një 25 vjeçar nga fshati i quajtur Istog i Poshtëm pas një vetaksidentit, i cili ndodhi rreth orës 11:30.
Një vdekje fatale ka ndodhur në Istog, përkatësisht në fshatin e quajtur Istog i Poshtëm, derisa një 25-vjeçar ishte duke drejtuar automjetin e tij të punës, automjet ky që bën transportin e dheut e zallit.
Zëdhënësi i Policisë, në rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj e ka konfirmuar lajmin për lajmi.net, duke thënë se shoferi ka mbetur pa shenja jete në vend të ngjarjes.
“Viktima është vetëaksidentuar në fshatin e quajtur Istog i Poshtëm, dhe ka qenë duke drejtuar automjetin e punës”, ka konfirmuar Ibraj.
Ai ka njoftuar se prokurori dhe njësitet relevante edhe gjendjen në vendin e ngjarjes.
Viktima, është mashkull i moshës 25-vjeçare.