Vetëvendosje e akuzon për tradhti gjyqtarin Bajraktari

Prishtinë | 28 Dhj 2022 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka e ka quajtur akt tradhtie vendimin e gjyqtarit Mentor Bajraktari për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj ish-policit Dejan Pantiq dhe dërgimin e tij në arrest shtëpiak.

“Ky aktlirim është akttradhëti”, ka shkruar Manxhuka në Facebook.

Ish-policit serb, Dejan Pantiq, që dyshohet për sulm ndaj Policisë së Kosovës dhe Komisioneve Komunale Zgjedhore në veri, SOT i është ndryshuar masa nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Të ngjashme