Vetëvendosje po përballet me veten dhe kauzat e paqena mbi të cilat është ngritur

Prishtinë | 25 Tet 2021 | 22:20 | Nga Zana Avdiu

Me rritjen e cmimeve, po perballet krejt bota, dhe jo vetem Kosova. Por, Kurti herave te tjera per probleme te ngjashme kur eshte perballe Kosova, i ka fute si faje te qeverise.

Vetevendosje asnjehere akuzat dhe kritikat nuk i ka ba ne baze te rrethanave ne te cilat u gjende Kosova, por gjithmone ka kerku gjana qe Kosova e ka pas te pamundun me i realizu.

Kosova eshte ndertu prej zeros. Por VV, kete e ka pa si deshtim. Thuhet u shkaterru arsimi, por ne fakt arsim nuk ka pas. Thuhet u shkaterru shendetesia, por shendetesi nuk pas. U shkaterru ekonomia, por ekonomi nuk me pas. U shkaterru drejtesia, por drejtesi nuk ka pas. Nuk ke pas as institucione as administrate e as infrastrukture, te gjitha jane kriju prej zeros.

Pra, VV gjanat nuk i ka pa kurre prej kesaj perspektive, qysh po i llogarite tash, kur eshte vet ne pushtet. Me te ne pushtet, nga te vjedhur u beme te varfer. Mosdashja u kthy ne pamundesi. E befas, filluan me u thane tamam te vertetat.

Kosova nuk i ka kapacitetet me te cilet VV e ka ushqy rrejshem kete popull. Nuk ka me i pas kurre ekonomine e Gjermanise, shendetesine e Zvicres, arsimin e Finlandes, e drejtesine e Suedise… etj etj.. e keto pritje e kane demtu edhe kane me demtu partine pushtet.

Prandaj, le te jete mesim, mos te ngritet standardi i te folunit kur ai terrenit nuk eshte kerkrah!

Të ngjashme