Vetura godet për vdekje këmbësorin në Prishtinë

| 28 Gus 2016 | 12:23 | Nga

Në rrugën “Hasan Remniku” në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 20:50, ka ndodhur një aksident trafiku ku një shofer, derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij në rrugë, duke mos ju përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, ka goditur këmbësorin.

“Viktima ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësit përkatëse dhe prokurori, ndërkaq, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML – Prishtinë ndërsa i dyshuari në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme