Viti i ri por me probleme të vjetra për Kosovën

Prishtinë | 07 Jan 2023 | 15:50 | Nga Egzon Kastrati

Problemet që kanë përcjell Kosovën në vitin 2022 fatkeqësisht kanë filluar edhe në 2023-tën. Rritja e çmimeve në një vlerë mesatare mbi 16% gjatë tërë vitit ka qenë një barrë e madhe për qytetarët e në masë tëmadhe ka rritur koston e jetesës e ulur standardin. Masat dhe veprimet qeveritare kanë qenë afatshkurtër me një ndarje të një shume 50 euro në muaj të caktur për të punësuarit në sektorin publik e nga 100 euro të njëhershme për të punësuarit në sektorin privat, pensionistët, student dhe një dyfishim i skemës sociale për të përfituarit e kësaj kategorie.

Këto masa kanë përjashtuar kategoritë tjera në nevojë siç janë të papunët ku kemi një shkallë të madhe të papunësisë me mbi 25% të papunë aktiv dhe një shkallë të lartë të papunësisë pasive të paevidentuar. Grevat në arsim, sherbim civil ishin problem që prodhuan kosto sociale, por fatkeqësisht nuk prodhuan zgjidhje ndërmjet dy partnerëve social e tash mbetet të shihet a do të përseritet pasoja destruktive e këtij problemi të pazgjidhur edhe këtë vit. Miratimi i ligjit të pagave mësohet që do të zgjidh problemet, mirëpo në radhë të  parë miratimi i tij është bërë pa u marr parasysh rekomandimet e partnerëve social përfshir këtu sindikatat gjë që do të shakktoj probleme shumë të mëdha në implementim të këtij ligji i cili mendohet të hy në fuqi në shkurt, por fatkeqësisht në aspektin procedural dhe të transparencës është tepër i mangët nuk dihet ende vlera monetare e koeficientit dhe rrjedhimisht nuk dihet as vlera e pagës. Buxheti i viti 2023 është projeksion i një buxheti prej 3.1 miliard me një pjesëmarrje të kategorisë se pagave prej 745 milion apo 24.0%  e cila mbetet të shihet sa do t’i atribohet buxhetimit të ligjit të pagave ku krahasuar me vitin paraprak

është  75 milion më e lartë  si vlerë, por është e vogël në pjesëmarrje krahasur me vitet paraprake ku ka qenë 30% e nëse përfshihet edhe infalcioni këtë vit atëherë pjesëmarrja reale do të jetë tepër e vogël për shkak të rënies së fuqisë blerëse (vlerës reale të parasë) në terma reale ky buxhet do të jetë 500 milon më i vogël. Investimet kapitale vitin e kaluar ishin problematike si në nivel qendror ashtu edhe lokal bllokimi i 700 milion euro krijoj pasoja destruktive për këtë kategori nuk u realizuan projekte që ndikojn në mirëqenien qytetare dhe ekonomia mbetet e brishtë pa qarkullimin e këtyre mjeteve, ku do të ishin prekur një numër i madh i bizneseve dhe rrjedhimisht sektorëve. Mosveprimi i KRPP-ës për të gjetur një zgjidhje dëmtoj qytetarët, komunat dhe ekonominë.

Qeveria po tenton që të  barasvlerësoj mospunën me disa masa sociale. Subvencionimi i rrymës në vlera 20 euro e lansim të instrumenteve sociale (shtesa për fëmij deri në moshën 16 vjeçare me nga 10 euro në muaj) e në anën tjetër kemi një rënje të fuqisë blerëse të buxhetit familjar çdo muaj e humbim 1-5 e tyre pra qeveria po pasurohet me këtë infalcion, por buxheti i familjeve po varfërohet. Mungesa e dijës ekonomike e strategjike e qeverisë do të ngulfat në masë të madhe zhvillimin ekonomik, sepse shteti nuk zhvillohet me skema sociale por duke fuqizuar sektorin privat, prodhimin, tregtinë e kjo pastaj i jep mundësi rishpërndarjes së të ardhurave për këto kategori. Reflektoni duke njohur konceptin e zhvillimit! 

Të ngjashme