Vlora Hyseni emërohet zëvendësdrejtore e AKI-së

Prishtinë | 28 Shk 2019 | 08:26 | Nga Ekonomia Online

Vlora Hyseni është emëruar të mërkurën zëvendësdrejtore e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Ajo u emërua për një mandat pesë vjeçar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Hyseni është eksperte dhe njohëse shumë e mirë e marrëdhënieve ndërkombëtare, ndërsa flet disa gjuhë të huaja.

Vendimi për emërimin e saj në këtë post ka hyrë në fuqi nga dita e djeshme dhe i është dërguar Komisionit të Kuvendit të Kosovës për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme