Vlora Hyseni në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit Shqiptar

Prishtinë | 03 Pri 2023 | 20:07 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj e ka dekretuar gjatë ditës së hënë Vlora Hysenin në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Ishte kryeministri Edi Rama ai që i propozoi presidentit emrin e Vlora Hysenit, pas dorëheqjes të Helidon Bendos.

Vlora Hyseni është ish-zëvendësdrejtoreshë e Agjencisë së Sigurisë së Kosovës (AKI). Hyseni më 1 korrik të vitit 2021 me propozim të kryeministrit Albin Kurti u shkarkua nga posti.

Në këtë post Vlora Hyseni qëndroi për katër muaj. Asnjëherë nuk u bënë publike arsyet e vendimit të kryeministrit Kurti për largimin e saj nga kjo detyrë.

Të ngjashme