Vlorë, gjendet një pako e dyshimtë në zonën e plazhit të vjetër

Prishtinë | 25 Pri 2022 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Një pako e dyshimtë është gjetur pak caste më parë në Vlorë.

Ngjarja është shënuar në zonën e plazhit të vjetër, ndërsa pako e dyshimtë ndodhet në mes të rrugës.

Në vendngjarje kanë mbërritur sakaq efektivët e policisë të cilët kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë. Grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.04.2022, rreth orës 14:40, në lagjen ” 1 Maji”, Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër është konstatuar një pako e vogël, e zezë, e mbështjell me plasmas me ngjyrë të errët.

Grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj.

Shërbimet e policisë kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë./Top Channel/

Të ngjashme