Vodhën televizor, frigorifer dhe vegla pune – arrestohen tre persona

Prishtinë | 06 Maj 2019 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Hetuesit policorë të Stacionit Policor ‘Jugu’ në Mitrovicë kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë tre persona të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Sipas Policisë, arrestimi i tre personave të dyshuar, njëri i moshës së mitur, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara për kryerje të veprës penale që ishte raportuar dy javë më parë në Mitrovicë.

Cak i kësaj vjedhje ishte një shtëpi private ku ishte vjedhur një televizor, një frigorifer dhe vegla të ndryshme pune.

Në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë gjetur disa nga gjërat e vjedhura të cilat do t’i kthehen pronarit.

Pas procedurave të nevojshme intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme