Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se liderët evropianë janë mbledhur në Tiranë për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian.
Ajo e krahasoi këtë moment me rënien e murit të Berlinit në vitin 1990, duke theksuar se Evropa po përballet sërish me sfida historike dhe rrezikun e ç’rregullimit botëror të nxitur nga ambiciet imperialiste të Putinit.
“Evropa është zgjuar, me sytë hapur. Është koha për të zgjeruar partneritetet dhe për të garantuar një epokë të re begatie të përbashkët,” u shpreh Von der Leyen.
“E dimë që ndryshimet që po kalojmë janë historike. Kur ra muri në 1990-ën u shpall se ishte fundi i historisë, dhe na mori mendja që liria politike dhe ekonomike më së fundi do të shkrihej bashkë dhe kjo do të bashkonte njerëzit. Sot historia po përsëritet. Kështu është kthyer dhe gjeopolitika. Ajo çfarë perceptuam si rend botëror, po kthehet në ç’rregullim botëror i nxitur nga ambiciet imperialiste të Putinit dhe betejat të tjera”.
“Sot Evropa është zgjuar, i ka sytë hapur. Por duhet të zgjerojmë rrjetin e partneritetit në të gjithë botën. Jemi mbledhur në Tiranë për të ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët, të ardhmen tonë të Evropës në një epokë begatie të përbashkët”, tha Von der Leyen.