Kryeministri i Kosovës, si dhe kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti ka votuar në vendvotimin te Fakulteti Ekonomik, raporton Ekonomia Online.
Ai është shoqëruar nga bashkëshortja e tij gjatë votimit.
Kurti ka inkurajuar qytetarët që të votojnë. “Përdorni shansin e lirisë për të vendosur për katër vitet e ardhshme. Ushtrojeni të drejtën e juaj demokratike për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet”, tha ai.
“Dite e re dhe mot me diell ne zgjedhjet e para parlametare. I inkurajoj çdo njërit që të votojë, përdoreni shansin e lirisë për të vendosur për katër vitet e ardhshme”, tha Kurti para mediave.