Voton Ramush Haradinaj, për herë të parë bashkë me fëmijët

Prishtinë | 09 Shk 2025 | 09:06 | Nga Hasan Hoti

Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj, ka hedhur votën e tij në qendrën e votimit 1909 në shkollën e mesme “Ali Sokoli” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj është shoqëruar nga bashkëshortja e tij Anita, ndërsa për herë të parë në një proces zgjedhor morën pjesë edhe fëmijët e tij, Gjini dhe Hana, të cilët kanë ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese të votës.

Kryetari i AAK-së, i cili është kandidat për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, ka dhënë një deklaratë të shkurtër për media.

Haradinaj ka vlerësuar se procesi ka filluar mirë. Ai ka ftuar qytetarët të dalin dhe votojnë.

“Procesi ka filluar mirë, në përjashtim të votave me kusht me disa vonesa. Hana dhe Gjini votojnë për herë të parë. Nëna Rukë ka votuar në Gllogjan”.

“Dilni të votoni. Kosova ka nevojë për votën tuaj. Na priftë e mbara”, ka thënë Haradinaj,

Të ngjashme