Vrasje me armë zjarri në Fier

Prishtinë | 26 Tet 2020 | 08:42 | Nga Ekonomia Online

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në lagjen “Sheq i Madh” në Fier.

Siç mëson Ora News, viktimë ka mbetur shtetasi A.T, 50 vjeç.

Sipas policisë lokale, viktima është qëlluar në rrugë, rreth orës 06:00 të ditës së sotme, nga një person ende i paidentifikuar.

“Sot rreth orës 06:00, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, nga një person ende i paidentifikuar, është vrarë në rrugë me armë zjarri shtetasi A. T., 50 vjeç banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Ndërkohë Policia e Fierit dhe FNSH kaanë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit me qëllim kapjen e autorit.

Të ngjashme