Vritet një ushtar amerikan dhe plagosen disa të tjerë në betejë me ISIS-in

Prishtinë | 17 Gus 2017 | 12:30 | Nga

Ushtria amerikane njofton se një ushtar amerikan është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në një betejë me militantët e Shtetit Islamik (ISIS) në Afganistan.
Po ashtu, sipas ushtrisë amerikane, disa pjesëtarë të forcave afgane janë plagosur në luftimet e së mërkurës në rrethinën Achin të provincës Nangarhar, bastionin e militantëve, transmeton Express.

Militantët e ISIS-it kanë fituar terren në vitet e fundit në Afganistan, ku luftojnë kundër forcave qeveritare të mbështetura nga SHBA-ja dhe talibanëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme