“Vrojtuesit e lagjes” denoncojnë shoferen e papërgjegjshme

Prishtinë | 22 Shk 2022 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Një veturë ka bërë kthimin në zonë të gabuar në hyrje të Prishtinës ku në vend se të gjente rrethrrotullim ajo ka kaluar barrierat e betonuara dhe ka dalur në anën tjetër.

Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë, kanë treguar pamjet se si vetura kalon në anën tjetër nëpërmjet fotografive.

“Besoj që Kosovo Police ja bënë një dhuratë Zojes që ke tu vozit!”, thuhet në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkaq Policia e Kosovës është duke vazhduar me aksione nëpër qytete të ndryshme të vendit për ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.

Të ngjashme