Vuçiq dramatizon nga Brukseli: Nuk po më punon as telefoni, na pret një ditë e vështirë

Prishtinë | 23 Qer 2022 | 07:56 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nga Brukseli, ka bërë të ditur, përmes llogarisë së tij në Instagram, që për arsye teknike sonte nuk mund të flasë “live”, siç ka paralajmëruar më herët.

Ai ka paralajmëruar për sot “një ditë të vështirë”

“Ju kërkoj falje të gjithëve, besoni apo jo, për herë të parë nuk më funksionon telefoni, nuk më funksionon mikrofoni, kështu që nesër do të flas për tema të nxehta për qytetarët e Serbisë. Na pret një ditë e vështirë dhe e vetmja gjë që i premtoj popullit të Serbisë është se do të luftojmë për vendin tonë. Dorëzimi nuk është opsion”, tha Vuçiq.

Të ngjashme