Vuçiq e përcolli protestën e dhunshme nga Presidenca, thotë se s’ka frikë

Prishtinë | 25 Dhj 2023 | 12:44 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha sot se nuk ka frikë nga ngacmuesit dhe se do të jetë gjithmonë me popullin e tij, si dhe se “paqja dhe stabiliteti në vend do të ruhet”.

“Unë jam ai që kam qenë në tarracë, që kam qenë në Presidencë, në vendin tim të punës dhe nuk kam pasur aspak frikë nga ju dhe nuk do t’ju ​​lë ta shkatërroni Serbinë”, ka shkruar Vuçiq në Instagram me një video-mesazh nga Presidenca e Serbisë.

Ky reagim I tij erdhi pas protestave të mbrëmshme në Beograd kundër rezultateve të zgjedhjeve.

Të ngjashme