Vuçiq i drejtohet popullit në Instagram rreth takimit të 27 shkurtit në Bruksel

Prishtinë | 24 Shk 2023 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Takimi i 27 shkurtit po afrohet, teksa në Bruksel pritet të dalin përballë njëri-tjetrit Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq.

Ndërmjetësuesit evropianë, Josep Borell e Miroslav Lajçak, kanë dhënë fjalë të mëdha për takimin, duke e quajtur si historik.

Dy ditë para takimit në Bruksel, presidenti i Serbisë Vuçiq ka lëshuar një deklaratë. Në një postim në Instagram, Vuçiq ka shkruar se duhet të ruhet paqja dhe stabiliteti.

“Ne duhet të ruajmë paqen, stabilitetin dhe të bëjmë hapa të mëdhenj përpara”, shkroi Vuçiq.

Të ngjashme