Vuçiq në takim me Irinej: Sa herë që takohemi situata në Kosovë edhe më e komplikuar

Prishtinë | 25 Kor 2019 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq u takua në Presidencë me Patriarkun Irinej.

Ai vlerësoi se çdo herë që  takohen situata në Kosovë është më e komplikuaa, por sipas tij Serbisë nuk i mbetet asgjë tjetër pos që të luftojë.

Ai  e falënderoi patriarkun për atë kisha është gjithmonë me popullin dhe shtetin e tij.

“Situata në Kosovë dhe Metohi nuk është e thjeshtë dhe mua më duket e komplikuar sa herë që shihemi dhe flasim, por nuk kemi asgjë tjetër veçse të luftojmë sa më shumë që të mundemi”, tha Vucic.

Patriarku Irinej foli edhe për intervistën e djeshme në Hagë të kryeministrit në dorëheqje të Kosovës, Ramush Haradinaj duke pyetur me ironi se “ai kanë kërkuar falje atyre që duhej t’i thërrisnin ” dhe shtoi se ishte një”cirk”.

Vuçiq konstatoi se Haradinaj do të kthehet, por për fat të keq “ne kemi disa prej nesh që qëndrojnë në anën e tij dhe anën e atyre që persekutuan popullin serb”

Të ngjashme