“Vuçiq nuk shkon në Kosovë vetëm për t’u fotografuar”

Prishtinë | 19 Jan 2018 | 13:24 | Nga

Kryetari i Serbisë, me leje të Qeverisë së Kosovës, nesër do të qëndrojë në Mitrovicë. Atje, sipas paralajmërimeve, ai do të vendosë kurorë në vendin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, ndërsa në mbrëmje do të jetë Graçanicë.

Vuçiq do t‘i kalojë këto dy ditë në Kosovë për të dëshmuar se “Beogradi është me serbët e Kosovës” dhe “për t’i trimëruara serbët që të qëndrojnë në trojet e veta”.

Një zyrtar i shtetit serb, besnik i madh i Vuçiqit e ministër i Punëve të Brendshme të këtij vendi, Nebojsha Stefanoviq e ka komentuar këtë vizitë në tv pink. Sipas tij, kjo është vizitë e rrezikshme dhe sfidë e madhe e sigurisë.

“Vrasja e Oliver Ivanoviqit lë hapësirë dyshimi kush krejtësisht ka mundur të marrë pjesë në të dhe e bën këtë vizitë shumë të ndërlikuar. Porse me Vuçiqn nuk mund të flitet për këtë temë, nga ky qëllim nuk mund ta kthejmë, ai nuk e mendon nëse siguria e tij personale është e rrezikuar “, ka thënë ai.

Sipas tij, Vuçiq në Kosovë do të bisedojë me njerëz, ai dëshiron të dëgjojë cila është ngarkesa e tyre aktuale më e madhe dhe do që me praninë e vet t’iu dërgojë si garanci se ata njerëz nuk janë të harruar.

“Kjo është shumë e rëndësishme. Vuçqi nuk do të shkojë atje për 15 minuta, që të fotografohet, të japë një deklaratë dhe ja kjo e gjitha, ashtu siç bëjnë shumë të tjerë. Jo vetëm që do të jetë dy ditë, ai do të qëndrojë atje për të biseduar, do të bisedojë edhe në veri të Ibrit e edhe në jug të tij, gjithë këtë kohë do t’ia kushtojë popullit të vet”, ka thënë shefi i policisë serbe.

ka thënë Stefanoviq, është pjesë e vendit tonë ku Serbia aktualisht nuk ka kompetenca të plota, por pavarësisht nga kjo, sipas tij, përkujdeset për popullin e vet që jeton atje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme