Vuçiq paralajmëron vizitë në Fushë-Kosovë: Deri në fund të verës do t’i vizitoj serbët atje

Prishtinë | 28 Qer 2021 | 17:56 | Nga Ekonomia Online

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, u kërkoi të hënën falje serbëve të Fushë Kosovës për deklaratën e bërë ditë më parë se në atë zonë nuk banojnë serbë.

Ai paralajmëroi se do t’i vizitojë këta banorë deri në fund të verës.

Duke iu përgjigjur pyetjes së TV H1, se cila është arsyeja pse ai tha se nuk ka serbë në Fushë Kosovë, sepse kjo nuk është e vërtetë, Vuçiq tha se nuk është e vështirë për të që të kërkojë falje sa herë që bën një gabim – personalisht dhe si kryetar i shtetit.

Vuçiq gjatë raportimit në Kuvendin e Serbisë për procesin e dialogut, tha se “në Kosovë janë 120 mijë serbë më pak dhe se në Fushë-Kosovë nuk ka ngelur asnjë”.

Të ngjashme