Ekonomia Online
FUNDIT

Vuçiq takohet me ambasadorin rus, diskutojnë për Kosovën

Vuçiq takohet me ambasadorin rus, diskutojnë për Kosovën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është takuar këtë të hënë me ambasadorin rus, Aleksandar Bocan-Harchenko, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin dypalësh, situatën gjeopolitike dhe çështjet rajonale. Vuçiq dhe Bocan-Harchenko diskutuan edhe për çështjen e Kosovës, ku në fokus ishte respektimi i të drejtave ndërkombëtare, shkruan Euronews.al Gjatë fjalës së tij, Vuçiq e falënderoi Rusinë […]

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është takuar këtë të hënë me ambasadorin rus, Aleksandar Bocan-Harchenko, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin dypalësh, situatën gjeopolitike dhe çështjet rajonale.

Vuçiq dhe Bocan-Harchenko diskutuan edhe për çështjen e Kosovës, ku në fokus ishte respektimi i të drejtave ndërkombëtare, shkruan Euronews.al

Gjatë fjalës së tij, Vuçiq e falënderoi Rusinë për mbështetjen që i jep integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë, duke shprehur shpresën se paqja e nevojshme në tokën evropiane do të vendoset në kohën më të shkurtër të mundshme.

Të ngjashme