Vuçiq tregon nëse do ta anulojë vizitën në Banjë, pas protestave dhe bllokimit të rrugës

Prishtinë | 09 Sht 2018 | 09:17 | Nga

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se do të provojë të shkojë në Banjë përmes rrugëve dytësore.

Por nëse një gjë e tillë nuk arrihet, ai ka bërë të ditur se do të kthehet.

“Ndoshta nuk do të mund të vizitojmë enklavën serbe. Do të përpiqemi por do të jetë e vështirë të arrijmë atje. Nuk iu rekomandoj mediave serbe të lëvizin këtu. Do të përpiqemi, nëse nuk kemi sukses kthehemi”, tha Vuçiq, transmeton Insajderi.com

Vuçiq në bazë të planit duhet që rreth roës 09:15 të jetë në Banjë.

Protestuesit kanë bllokuar të gjitha rrugët që çojnë në këtë fshat me mjete të rënda transportuese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme